Kryesore

“Ish-bashkëshorti më dhunonte fizikisht”, këngëtarja shqiptare i jep fund martesës 10-vjeçare: Mora vendimin për t’u ndarë kur…

10:39 - 21.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja, Drenusha Latifi ka rrëfyer se arsyeja e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh, pas 10 vitesh martesë.




Ajo ka rrëfyer se arsyeja e vendimit për t’u divorcuar ishte dhuna fizike që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj saj.

Në një intervistë për Shqipëria Live, tregoi se pas dhunës së ushtruar vendosi të bëhej e pavarur ekonomikisht dhe kur arriti që të krijonte të ardhurat e saj i dha fund martesës.

Drenusha Latifi: I kam dhënë fund një martese 10-vjeçare dhe u bë një vit e gjysmë që jemi ndarë. Arsyeja kryesore ka qenë dhuna fizike, po ashtu dhe dhuna ekonomike. Unë jam shume realiste në ato që them dhe e di që shumë njerëzve nuk ka për t’i përlqyer. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, jo se kam qenë prej tij e varur ekonomikisht, mirëpo kemi pasur shumë gjëra financiare së bashku.

Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, kam gjetur punë vetë, nuk kam qenë ekonomikisht e varur as prej shtetit suedez as prej kërkujt tjetër. Normalisht ka qenë edhe më e lehtë për mua të marr një vendim të tillë.

Kur jam takuar me ish-bashkëshortin tim nuk ka pasur as pasuri, asnjë gjë, përkundrazi ka qenë në një fazë shumë të keqe ekonomike kur jemi takuar dhe kemi ndërtuar shumë gjëra bashkë, por kur unë nuk jam pajtuar me dhunën fizike që më është bërë dhe dhunën ekonomike, psiqike etj, m’u desh të shikoja të gjithë territorin tim se çfarë është më e mira për mua dhe fëmijët e mi, kuptova që nëse do pavarësohem nga ana ekonomike dhe jam e pavarur, mund të shkëputem prej tij.

Dhuna ekonomike është kur partneri të kërkon të marrësh një kredi ose ti e ke një biznes me partnerin tënd dhe ai mundohet të ti marrë lekët dhe duke mos të lënë të kesh kontroll ndaj atyre lekëve. Nëse do investoheshin në familje, nuk besoj se ndonjë grua të kishte kundërshtime. Unë mendoj që konflikti vjen kur këto para dalin jashtë familjes, pavarësisht ku shkojnë, në bixhoz, alkool, droga apo gjëra të tij personale.”

Gjithashtu në një intervistë për Klan Kosova në muajin shkurt, ajo ka treguar se gabimi i madh i saj është se nuk e ka kallëzuar në polici.

Ish-misi po ashtu ka nxjerrë edhe disa foto të saj me shenja të mavijosura në fytyrë dhe trup, nga dhuna që kishte përjetuar.

 

Ajo tregoi mes lotësh se dhuna nga ish-bashkëshorti ka ardhur edhe për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike apo alkoolit nga ana e tij.

“I ka ardhur edhe nga substancat narkotike, alkooli që ka përdorur në shumicën e rasteve”, tha ajo.

“Kjo ka qenë dita më e keqe. Këtu ishim me pushime në Sarandë. Një ditë më parë ka pasur vajza ime ditëlindjen. Fëmijët nuk më kanë parë, i kam lënë në makinë dhe jam kthyer në dhomë për të marrë diçka Kur jam kthyer ka filluar të më sulmojë fizikisht. Është shumë e rëndë të flasësh për këto tema, aq më tepër kur she një dhunues që flet aq lehtë dhe e mohon diçka që e ka bërë, është tepër e vështirë.  

Unë nuk besoj se një femër mund të ndahet nga dikush veç se ka qejf, ose se u ka dhënë mundësia. Unë e kam pasë shumë të vështirë të flasë për këtë temë dhe për atë i kam ikur kësaj gjëje edhe për atë ndoshta nuk kam shkuar në polici, ndoshta aty ka qenë gabimi im më i madh që kam bërë. Nuk e kam denoncuar.

I ka ardhur edhe nga substancat narkotike, alkooli që ka përdorur në shumicën e rasteve. Të një raste tjetër, kemi shkuar për të marrë një kredi në emrin tim dhe nun i është aprovuar, kur kemi ardh në shtëpi ka ushtruar dhunë”, ka thënë Latifi duke qarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.