Kryesore

“Jemi i vetmi vend në Evropë me kryetarin e opozitës në masë arresti pa provë” – Balliu: Protesta do të zgjasë derisa të ketë drejtësi !

12:02 - 21.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë protestws para Bashkisë Tiranë ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka deklaruar se tubimet do të zgjasin derisa në Shqipëri të ketë drejtësi.




Ai u shpreh se kryetari i opozitës, Sali Berisha, mbahet në masë arresti në shkelje të ligjit dhe pa asnjë provë.

Klevis Balliu: “Sot Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, në botën që ka kryetarin e opozitës në masën e arrestit në shkelje të ligjit, pa asnjë fakt, pa asnjë provë e akuzë, ndërkohë këto hajdutë që kanë një mal me prova janë të lirë duke vazhduar vjedhjet e qytetarëve.

Jemi i vetmi vend anëtar i NATO që s’kemi drejtësi, që drejtësia është në shërbim të zyrtarëve të korruptuar.

Në këto dy ditë kemi denoncuar drejtoreshat e këtij që i japin tendera motrave të veta dhe ky që i jep tendera e paratë tuaja, gruas së tij, paratë e juaja ia jep familjes së vet.

Ndaj ata të cilët pyesin sa do të zgjasë kjo qëndresë, pa merak kjo protestë do të zgjasë derisa Shqipëria të ketë drejtësi, të jetë si gjithë Evropa.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.