Kryesore

Ndërprerja e energjisë elektrike/ Berisha: Balluku rrihte gjoksin për 1,3 miliardë euro investime por ky kolaps dëshmon vjedhjen !

13:26 - 21.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë.




 

Me anë të një postimi ai thotë se sistemi energjitik në vend është në kolaps.

Berisha akuzon ministren Balluku per situaten e krijuar, duke shkruar se “gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale”.

Reagimi i Sali Berishes

Blackout i plotë!

Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!

Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.

Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë. #sb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.