Kryesore

Ndryshime në qeveri? Habit Spiropali: Unë dhe treçereku i ministrave mund të mos jemi më në Parlament në 2025!

21:28 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë të papritur në një intervistë ditën e sotme lidhur me përbërjen e mazhorancës dhe Kuvendit të Shqipërisë përsa i përket pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në 2025.




Ajo u shpreh se ekziston mundësia që ajo dhe treçereku i ministrave mund të mos jenë pjesë e Partisë Socialiste, duke bërë që të mos jenë më as në Parlament pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve.

Spiropali tha se Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që i jep Kushtetuta që të mundësojë që ekzekutivi dhe institucionet të raportojnë për disa çështje që janë “në sytë e të gjithëve”, si për shembull, raporti i BE-së me rekomandimet përkatëse.

Spiropali: Nuk është çështje kohe, është çështje objektivi se ku do të arrish. Ky sesion mbaron shumë shpejt dhe nis edhe sesioni i fundit për këtë legjislaturë. Gjykuam që duhet tani. Komisioni për Mirëqeverisjen është një komision që ka për synim që të dalë me një plan veprimi.

Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që ia jep Kushtetuta që të mundësojë që si ekzekutivi, institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj të raportojnë për disa çështje që janë aty në sytë e të gjithëve: raporti i BE-së me rekomandimet përkatëse. Kjo për ne nuk është çështje individësh apo identikitesh. Unë jam, mund të mos jem në Parlament apo në qeveri.

Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament. Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.