Kronikë

Punimet paralizojnë qarkullimin në Rrugën e Arbrit! Dhjetëra mjete të bllokuara tek Shkalla e Tujanit mbi 1 orë e gjysmë

18:00 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhjetëra qytetarë me automjetet e tyre kanë mbetur të bllokuar në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit për rreth një orë e gjysmë. Shkak të paralizës së qarkullimit qëndrojnë punimet në rrugën e Arbrit, duke bërë që udhëtarët të qëndrojnë nën temperaturat e nxehta.




Mësohet se situata është problematike për shkak se mes të bllokuarve qëndrojnë dhe fëmijë e persona të sëmurë.

I bllokuar ka mbetur dhe një kortezh mortor i cili po lëviz në drejtim të Qarkut Dibër.

Në segmentin rrugor po kryhen punime për rivitalizimin e aksit ku mjetet e firmës shembin inerte që përfundojnë në asfalt.

Kujtojmë se disa ditë më parë një automjet u godit nga masivi i gurëve teksa po udhëtonte në drejtim të Tiranës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.