Kryesore

Shnajder këshillon trajnerin para duelit me Francën: Duhet ndryshuar skema, Depaj të zgjohet

13:13 - 21.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Uesli Shnajder tregon recetën sesi Holanda e tij mund të mposhtë Francën. Rekordmeni me fanellën e portokallinjve analizon duelin vendimtar që do të luhet mbrëmjen e sotme.




Sipas tij, Kuman duhet të ndryshojë skemën dhe të kalojë në një modul tjetër që mund t’i hapë probleme ekipit të Deshampit. “Unë mendoj se skuadra u paraqit mirë në ndeshjen e parë sidomos për një orë lojë. E dominoi kundërshtarin dhe tregoi qëndrueshmëri. Arriti një fitore shumë të rëndësishme dhe tani ka një provë të vërtetë përpara”, tha fillimisht ish-numri 10.

SKEMË E RE- Ai është i bindur se me modulin me 3 mbrojtës, kjo Holandë mund të shprehet më mirë dhe t’i hapë punë skuadrës së Francës. “Unë mendoj që duhet të ndryshojë moduli për këtë ndeshje dhe të kalojë me 3-5-2 ose 5-3-2.

Nëse luajnë shumë në mesfushë dhe krijojnë trafik, atje dihet se kush do ta fitojë duelin. Kante ka 7 mushkëri dhe vrapon për të gjithë. Por në skemën 3-5- 2 nuk mund t’i mbyllë dot hapësirat që krijohen nga krahët. Në këtë skemë mund të digjet Simons, që do të thotë se në sulm përpara mund të luajë Depaj dhe Gakpo. Van de Ven dhe Matsen mund të luajnë në krahun e majtë. Mesfusha mendoj që bëri një paraqitje shumë pozitive. Edhe Verman duhet të ketë një shans”, shtoi më tej ishnumri 10.

DEPAJ- Sipas Shnajderit lojtari që duhet të shfaqet më shumë në fushën e lojës dhe të marrë përdore ekipin holandez është Memfis Depaj. “Ai duhet të marrë rolin e liderit. Ndeshja e tij e parë ishte e vështirë, por në duelet si kundër Francës, një lojtar me eksperiencë si ai duhet patjetër që të bëhet vendimtar.

Të gjithë e dimë që është një sfidë shumë e vështirë dhe Franca ka kampionë të mëdhenj, por Depaj është një lojtar me eksperiencë dhe patjetër duhet që të marrë përsipër fatet e skuadrës. Franca ka Mbapenë dhe nuk e di nëse do të luajë, por është një skuadër që ka kampionë të mëdhenj dhe që mund të bëjnë diferencën nga momenti në moment. Depaj është gjithashtu një kampion I madh”, përfundoi Shnajder.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.