BLUETOOTH

Si duhet të flini, më flokë të mbledhur apo të lëshuar? Ja mënyra si të shmangni dëmtimin e tyre

16:44 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpesh kemi hamendësuar se të flesh me flokë të lëshuar, lejon që koka “të marrë frymë”.




Në fakt ndodh komplet e kundërta.

Flokët kanë nevojë për gjumë po aq sa truri ynë.

Sugjerohet që të flihet gjumë me flokë të kapura, e mëposhtë do ju shtjellojmë disa prej arsyeve.

Fillimisht të flesh me flokët lëshuar bën që fijet të ngatërrohen me njëra tjetrën, aq sa të krijojnë nyje, duke bërë që me kalimin e kohës t’i dobësojë këto fije.

Të flesh me flokë lëshuar shpesh krijon acarim të lëkurës në fytyrë, pasi flokët ne vetvete nuk janë të pastra sado shpesh t’i lani. Produktet që përdoren për mirëmbajtjen e flokëve mund të bllokojnë poret në lëkurën e fytyrës, ndaj dhe shkaktohen akne.

Nëse ëndërroni për flokë të gjatë e të shndritshme, duhet patjetër t’i kapni kur jeni në gjumë. Nëse i mbani të lëshuara, flokët ngatërrohen duke bërë që kutikula e tyre të ngrihet e të qëndrojë e hapur. Gjithashtu nga fërkimi i tepërt i fijeve me njëra tjetrën përgjatë lëvizjeve tona në gjumë, bëjnë që flokët të ashpërsohen.

E më e rëndësishmja pas një ditë të lodhshme, trupi ynë kërkon qetësi absolute, e flokët e lëshuara shpesh herë mund të prishin cilësinë e gjumit pasi fërkohen në fytyrë apo krijojnë dhe vapë në këto ditë të nxehta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.