Kryesore

“SPAK po bën punë të shkëlqyer!” -Takimi me Altin Dumanin, zyrtari i DASH: E mbështesim, por nuk mund të jetë gjithçka në shtysën kundër korrupsionit në Shqipëri

18:54 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin amerikan të Shtetit, Richard Nephew, në një intervistë për Zërin e Amerikës, vlerësoi punën e SPAK-ut.




Ai u shpreh se SPAK po bën punë të shkëlqyer dhe se SHBA e mbështet, por shtoi se nuk mund të jetë gjithçka në shtysën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Pyetje: Drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të besueshme në vend, publikisht ka deklaruar se vitin e fundit, institucionet publike e shtetërore, kanë bërë më pak denoncime për raste korruptive. A është shqetësuese kjo për ju?

Richard Nephew: Mendoj se SPAK po bën punë të shkëlqyer. Dhe sigurisht që i shohim të gjitha përpjekjet e mira që po bëhen dhe po bëjmë edhe ne përpjekjet më të mira për ta mbështetur SPAK dhe gjithçka që ai bën, por nuk mund të jetë gjithçka në shtysën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit, kërkohen përpjekjet e të gjithë shoqërisë dhe të gjithë qeverisjes. Prandaj mendoj se është me vend, që të gjenden mënyra të reja që të gjitha institucionet e ndryshme të qeverisë si dhe organizatat e shoqërisë civile të kontribuojnë për këto përpjekje për të ndarë ide dhe për të punuar bashkë teksa e bëjnë këtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.