Kryesore

VIDEO/ Festë austriake në Berlin, Austria mund Poloninë dhe hedh një hap të rëndësishëm drejtë kualifikimit

19:56 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Polonia ka humbur me shifrat 1-3 kundër Austrisë në “Olimpiastadion” të Berlinit, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024.




Golin e parë të sfidës e shënoi Trauner që në minutën e 9-të të lojës, ndërsa Piatek shënoi për Poloninë në të 30-tën për të mbyllur pjesën e parë në baraspeshë.

Në të dytën, do të ishte Baumgartner ai që do t’i kthente avantazhin Austrisë në të 66-tën minutë, ndërsa Arnautoviç do të trefishonte rezultatin me anë të një penalltie në minutën e 78-të.

Austria me këtë rezultat shkon përkohësisht në vendin e tretë, ndërsa Polonia vazhdon të jetë e fundit me 0 pikë. Austriakët ndeshjen e radhës do ta kenë kundër Holandës, kurse polakët kundër Francës. Të dyja takimet do të zhvillohen me 25 qershor.

REZULTATI | POLONI-AUSTRI 1-3

30′ Piatek /9′ Trauner, 66′ Baumgartner, 78′ Arnautoviç

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet takimi në Berlin, fitojnë austriakët. 

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

85′ Laimer shkëputet mirë në anën e majtë të zonës dhe driblon portierin Shezni, provon goditjen por tregohet i pafate me topin që përfundon jashtë. (VIDEO)

81′ Dy zëvendësime të tjera tek Austria, dalin nga fusha e lojës Baumgartner dhe Arnautoviç, në vend të tyre hyjnë Shmid dhe Gregoritsh.

78′ GOOOOOOOOOOL AUSTRIA! Arnautoviç nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe trefishon rezultatin. (VIDEO)

77′ Shezni shkakton një penallti dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

75′ Vimer provon goditjen nga qendra e zonës por Shezni mban të tijët në lojë. (VIDEO)

70′ Arnautoviç ndëshkohet me karton të verdhë.

66′ GOOOOOOOOOOOOL AUSTRIA! Arnautoviç lë një top të bukur për Baumgartner, ky i fundit godet portën dhe nuk gabon duke i dhënë avantazhin të tijve. (VIDEO)

64′ Levandoski ndëshkohet me karton të verdhë.

63′ Tjetër zëvendësim tek Austria, del nga fusha Mvene dhe futet Pras.

62′ Moder ndëshkohet me karton të verdhë.

60′ 2 zëvendësime te Polonia, dalin Buksa dhe Piatek dhe në vendin e tyre hyjnë Sviderski me Levandoskin.

59′ Del nga fusha e lojës autori i golit tek austriakët, Trauner, në vend të tij futet Danso.

56′ Vimer ndëshkohet me karton të verdhë tek austriakët.

53′ Slizs ndëshkohet me karton të verdhë.

51′ Posh provon goditjen me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit, por Shezni ka gjithçka nën kontrroll dhe pret sferën.

50′ Austriakët duken më kërkues këto minuta të para të pjesës së dytë.

46′ Zëvendësime në të dyja krahët. Te polakët del Piotrovski dhe futet Moder, ndërsa tek austriakët del Grillitsh dhe futet Vimer.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, barasepshë totale në Berlin.

45+1′ Zielinski provon gjuajtjen nga goditja e dënimit, por portieri Pentz fluturon dhe e pret atë. (VIDEO)

45′ Gjyqtari akordon 1 minut shtesë.

42′ Sabitzer provon një goditje nga distanca me topin që shkon ngjitur me shtyllën.

39′ Rast i artë për Austrinë, të besuarit e Ragnik nisen në kundërsulm me raportin 3 kundër 2 me kundërshtarin, topi i fundit shkon për Sabitzer i cili provon goditjen por bllokohet nga mbrojtja polake. (VIDEO)

35′ Ulet ritmi i lojës, tani skuadrat tregohen më të kujdesshme.

30′ GOOOOOOOOOOOL POLONIA! Pas ekzekutimit të një goditje dënimi, bëhet rrëmujë një zonë dhe aty përfiton Piatek i cili shënon dhe kthen baraspeshën. (VIDEO)

29′ Frankovski shkëputet bukur nga krahu i djathtë dhe hedh një top drejtë shtyllës së dytë por largohet nga austriakët.

27′ Përsëri është zielinski ai që provon, por përsëri goditja e tij ndalet nga mbrojtja austriake.

25′ Zielinski provon me një goditje nga distanca por bllokohet nga mbrojtja austriake.

22′ Hidhet një top i gjatë për Baumgartner përpara dhe portieri polak Shezni detyrohet të dal dhe ta largojë topin me kokë.

18′ Dalin mirë polakët, Frankosvski hedh një top në zonë nga krahu i djathtë për Zelevskin por ky i fundit godet shumë keq. (VIDEO)

17′ Zielinski shkëputet bukur në zonë dhe provon goditjen e cila bllokohet nga Mvene, polaku kërkon penallti për një prekje me dorë por nuk është i të njëjtit mendim arbitri. (VIDEO)

13′ Edhe pse janë në disavantazh, polakët janë mbyllur në zonën e tyre dhe nuk po dijnë të dalin përpara.

9′ GOOOOOOOOOOOOOOL AUSTRIA! Hidhet një top në zonë nga krahi i majtë për Trauner në zonë i cili godet me kokë dhe shënon. (VIDEO)

5′ Kalojnë minutat e para, austriakët tregohen më të rrezikshëm.

1′ Starton ndeshja në Berlin

FORMACIONET ZYRTARTE

POLONIA (3-5-2): Shezni; Kivior, Davidoviçz, Badnarek; Buksa, Zalevski, Slisz, Piotrovski, Frankovski; Piatek, Zielinski | Trajner: Mikal Probierz

AUSTRIA (4-2-3-1): Pentz; Posh, Lienhart, Trauner, Mvene; Seivald, Grillitsh; Laimer, Baumgartner, Sabitzer; Arnautoviç | Trajner: Ralf Ragnik

SONI SLAIHI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.