Kryesore

VIDEO/ “Luftë” deri në minutën e fundit, Ukraina arrinë të përmbysë Sllovakinë dhe mban gjallë shpresat e kualifikimit

16:55 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sllovakia u mund sot nga Ukraina në Dyseldorf me shifrat përfundimtare 1-2, takim i vlefshëm për Grupin  E të Kampionatit Europian 2024.




Golin e parë të takimit e shënuan sllovakët me anë të Shranz në minutën e 18-të lojës duke marrë avantazhin, që do ta ruanin deri në fundin e pjesës së parë. Në të dytën Ukraina kishte një ritëm tjetër, dhe në fillim arritën të shënonin në minutën e 54-t me anë të Shaparenkos për të kthyer baraspeshën. Më pas në të 80-tën minutë, heroi i ndeshjes do të ishte Jarençuk ai që do të shënonte dhe të dytin për t’i dhënë fitoren Ukrainës.

Me këtë rezultat, Ukraina ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Sllovakia bie në të tretin me po aq pikë. Takimin e radhës ukrainasit do ta kenë kundër Belgjikës, ndërsa sllovakët kundër Rumanisë. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen me datë 26 qershor.

18′ Shranz / 54′ Shaparenko, 80′ Jarençuk

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet takimi, fitojnë ukrainasit.

90′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.

85′ Dy zëvendësime tek Ukraina, dalin nga fusha e lojës Mydrik dhe Brazhko dhe hyjnë Malinovski dhe Sydorçuk.

84′ Jarençuk ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ GOOOOOOOOOOOL UKRAINA! Hidhet një top i gjatë drejtë zonës për Jarençuk, ky i fundit e kontrrollon mirë topin dhe godet duke shënuar dhe dhënë avantazhin të tijve. (VIDEO) 

74′ Ukrainasit sulen në kundërsulm dhe Mydrik jep një goditje në kënd të vështirëpor përsëri shtylla ia mohon golin. (VIDEO)

72′ Bie ritmi i lojës, sllovakët duket se janë të kënaqur edhe me barazimin.

67′ Zëvendësime tani edhe te Ukraina, dalin Dovbyk dhe Jarmalenko dhe vendin e tyre e zejnë Jaremçuk dhe Zubkov.

67′ Zëvendësime të tjera në radhët e sllovakëve, dalin nga loja Haraslind dhe Hançko dhe në vendin e tyre hyjnë Suslov dhe Obert.

65′ Hançko po shfaq probleme muskulare dhe ndoshta do të zëvendësohet.

60′ Marrin zemër ukrainasit, i mbyllin sllovakët në zonën e tyre.

58′ Zëvendësime në radhët e sllovakëve, dalin nga fusha e lojës Duda dhe Bozenik dhe në vend të tyre hyjnë Banes dhe Strelec.

54′ GOOOOOOOOOOOL UKRAINA! Zinçenko hedh një top tokazi në qendër të zonës dhe gjen Shaparenkon i cili godet dhe nuk gabon duke kthyer baraspeshën. (VIDEO)

51′ Mydrik kroson nga krahu i majtë dhe gjen Dovbykun të vetëm në zonë, ky i fundit provon të godas por nuk arrin ta devijoj topin mjaftushëm.

50′ Kalojnë minutat e para të pjesës së dytë dhe sllovakët duken se e kanë situatën nën kontrroll.

46′ Starton pjesa e dytë në Dyseldorf.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, sllovakët në avantazh.

45′ Gjyqtari akordon 1 minutë shtesë.

44′ Haraslin provon goditjen në limtet e zonës por pritet mrekullisht nga portieri Trubin. (VIDEO)

42′ Zinçenko provon të gjuajë nga një godije dënimi në krahun e djathtë por protieri sllovakt është i vëmendshëm dhe e pret. (VIDEO)

36′ Mydrik shkëputet në krahun e majtë dhe provon pasimin për në qendër të zonës por bllokohet nga portieri Dubravka. (VIDEO)

34′ Të pafatë ukrainasit, dalin bukur me pasime në zonë dhe provojnë golin por ndalen nga shtylla.

32′ Ukrainasit marrin situatën nën kontrroll, provojnë të krijojnë aksione goli.

28′ Japin sinjalet e para ukrainasit, Dovbyk driblon bukur në zonë dhe provon goditjen por në momentin e fundit bllokohet nga mbrojtja sllovake. (VIDEO)

25′ Shumë të paqartë ukrainasit në ndërtimet e aksioneve, nga ana tjetër sllovakët luajnë pa frikë.

22′ Mydrik provon një goditje nga distanca por e çon topin jashtë stadiumi.

18′ GOOOOOOOOL SLLOVAKIA! Shranz gjendet i vetëm në zonë dhe godet me kokë duke bërë një gjuajtje të pakapshme për portierin Trubin. (VIDEO)

17′ Hançko provon gjuajtjen nga goditja e dënimit por pret mrekullisht portieri Trubin. (VIDEO)

16′ Driblime të mira nga Lobotka i cili  i drrejtohet zonës dhe detyron Brazkon t’i shkoktojë faull.

13′ Brazko provon me një godije nga distanca por shkon qendrore në duart e portierit sllovak Dubravka.

10′ Sllovakët i shkojnë shumë afër golit, dy raste të arta për ta por të pritura nga portieri Trubin. (VIDEO) (VIDEO)

6′ Kalojnë minutat e para, skuadrat akoma po studiojnë njëra-tjetrën.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.