Kronikë

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 2 vitesh nga Spanja, arrestohet 49 vjeçari në Durrës pasi akuzohet për vrasje

10:51 - 22.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 49 vjeçar është arrestuar ditën e sotme (22 qershor) në Durrës pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Orgivas në Spanjës që në 2022, për akuzën e veprës penale “vrasja”.Nën pranga është vënë Armando Masha, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.




49 vjeçare ka qenë pjesë e një grupi kriminal, për të cilën ka kryer dhe vrasjen që është i akuzuar, duke u regjistruar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Interpol Tirana po vijon punimet për ekstradimin e 49 vjeçarit në Spanjë.

Policia e Shtetit
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 11”.
Kapet në Durrës, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i akuzuar në Spanjë, për vrasje, në kuadër të grupit kriminal.
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, lokalizoi në lagjen nr. 13, Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin:
A. M., 49 vjeç, i lindur në Durrës.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.