Kronikë

Krijoi skemë mashtruese me TVSH, Gjykata e Sarandës dënon me 6 vjet burg Erion Berberin

16:23 - 22.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 6 vjet heqje lirie 46-vjeçarin nga Tirana, Erion Berberi.




Vendimi është dhënë 4 ditë më parë nga Gjyqtari Mikel Hysometaj pas një procesi të nisur në 20 nëntor të një viti më parë.

Berberi akuzohet nga Prokuroria e Sarandës për veprën penale “krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” kryer në bashkëpunim sipas neneve 144/a e 25 të Kodit Penal.

46-vjeçari rezulton person me precedentë penalë, pasi ka qenë i arrestuar edhe në 2015 në Korçë bashkë me disa persona të tjerë, të akuzuar po për mashtrim me TVSH.

Pavarësisht dënimit me 6 vjet heqje lirie, do të pritet vendimi i Apelit që do të vendosë nëse Berberi do të shkojë në qeli.

Gjyqtari Hysometaj ka kërkuar që dënimin 46 vjeçari ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Çështja e gjykuar në Sarandë i përket procedimit penal nr.39 të vitit 2018 ndaj shtetasve Regan Merdani, Enis Xhaferi, Vjollca Ymeraj, Kreshnik Ymeraj, Fatmir Murati, Dashamir Ymeraj e Erion Berberi.

Çështja ndaj këtij të fundit u gjykua e ndarë, ndërkohë që procesi vazhdon për të tjerët.

Kjo çështje më parë rezulton të jetë ndjekur nga Prokurori Ilir Hoxha e më pas nga Besjana Sadikaj.

Ajo që bie në sy, është përfshirja edhe e Regan Merdanit, 33-vjeçari nga Fieri i dënuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit.

Merdani është marrë nën akuzë në cilësinë e administratorit të shoqërisë “SG Logistic” sh.p.k.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.