Kronikë

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy vëllezërve në Klos, arrestohet 38 vjeçari dhe i sekuestrohet arma e zjarrit

11:03 - 22.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konflikt mes dy vëllezërve në Klos, i cili kishte mundësi të përshkallëzonte më rëndë, ka bërë që të arrestohet një 38 vjeçar, të cilit i është sekuestruar e arma e zjarrit.




Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit, ku po konfliktoheshin dy vëllezër për motive të dobëta, të cilat nuk janë bërë me dije nga ana e uniformave blu.

Me ndërhyrjen e policisë është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i sherrit në familje.

Ndërkohë nga kontrolli i banesës së 38 vjeçarit me iniciale R.T., u gjet e u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, e cila do shërbejë në cilësinë e provës materiale.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi
Klos/Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën.
Për motive të dobëta, u konfliktua verbalisht me vëllanë e tij, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 38-vjeçarit.
Në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë.
Menjëherë pas njoftimit të marrë se në fshatin Gurrë e Vogël, për motive të dobëta, po konfliktoheshin verbalisht dy vëllezër, shërbimet e policisë shkuan menjëherë në adresë dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit R.T., 38 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël, Klos.
Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, iu gjet e fshehur dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.