Kronikë

Posedonte lëndë shpërthyese dhe narkotike në banesë, arrestohet 27 vjeçari në Sarandë. Ja çfarë sekuestruan uniformat blu

11:52 - 22.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27 vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi zotëronte lëndë shpërthyese dhe lëndë narkotike në banesën e tij.




Në pranga është vënë shtetasi D.Zh., i cili posedonte kapsolla elektrike detonatorë dhe doza me kanabis.

Lënda shpërthyese ishte në brendësi të dy kutive cilindrike, të mbyllura hermetikisht. Nga kontrolli i banesës u gjeten dhe dozat e kokainës.

Materialet janë sekuestruar nga policia e do përdorën në cilësinë e provës.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi
Sarandë/Vijonë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Posedonte në banesë kapsolla elektrike detonatore dhe doza me kanabis, vihet në pranga 27-vjeçari.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte në banesë lëndë shpërthyese, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– D. Zh., 27 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht, dhe doza me kanabis.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.