Kryesore

Berisha i mbylli derën e PD-së, reagon Basha: I duhet vula për t’i përdorur demokratët si mburojë para drejtësisë, Amerikës dhe Britanisë

20:12 - 23.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, duke thënë se vula i ka mbetur në dorë dhe i duhet të rishpik armiq të jashtëm e të brendshëm.




Me anë të një postimi në facebook, Basha shprehet se ish kryeministri po përdor demokratët për t’u mbrojtur nga drejtësia, SHBA dhe Britania e Madhe.

Sipas tij, pazari i Berishës me Ramën, për t’i lënë këtij të fundit pushtetin është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

E kuptoj që Sali Berishës i ka mbetur vula në dorë dhe i duhet të rishpikë armiq të jashtëm e të brendshëm. Pazari me Ramën për t’i lënë atij pushtetin, është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Asnjë mashtrim nuk e mbulon dot këtë pazar të turpshëm.

Sot nuk ka shqiptar që nuk e di se vula e PD-së u përdor si plaçkë në pazarin e radhës mes Ramës dhe Berishës.

Berishës i duhet vula për t’i përdorur demokratët që ende i shkojnë nga pas si mburojë para drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë se Madhe, dhe në këmbim, Rama mban pushtetin për të shtyrë llogaridhënien për korrupsionin që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë.

Prandaj dera e shtëpisë politike të Berishës nuk është dera e demokratëve, por e hallexhinjëve të SPAK-ut dhe të dëshpëruarve për një karrige.

Ajo nuk është dhe as nuk do të jetë dera ime dhe as rruga e demokratëve  dhe shqiptarëve që duan ndryshim.

Çfarë deklaroi Berisha?

Në një intervistë për AlbUK, ka deklaruar se dera e PD është e hapur për deputetët e tjerë, por jo për Bashën.

“Ka deputetë që po kthehen dera është e hapur. Basha i ka mbyllur vetes çdo derë veç asaj të banesës së turpit. Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.