Kryesore

Dueli me Zvicrën, Undav: Nuk është e lehtë, por s’kemi arsye të druhemi

11:54 - 23.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deniz Undav ka dalë në zonën e prononcimeve gjatë ditës së premte, ku i paraprin ndeshjes me Zvicrën, e cila mbyll llogaritë në Grupin A. Një fitore e mundshme e organizatorëve ia bën rrugëtimin më të lehtë në raundin pasues, ku do të përballej me të tretën e Grupit C, ku përveç Anglisë, ndodhen edhe Slloveni, Danimarka dhe Serbia.




SULMUESI – “Debutimi në Kampionatin Evropian ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Mund ta shihnit sesa i lumtur isha në fushë. Nuk ka asgjë më të mirë sesa të debutosh për kombëtaren para tifozëve vendase. Rreth kushteve të fushës së Frankfurtit nuk është momenti për t’u qarë. Nuk ka rëndësi ku luajmë, qoftë edhe në gurë, mjafton të fitojmë. Është padyshim një ndjenjë tjetër kur ke luajtur çdo ndeshje që nga fillimi i një viti më parë dhe tashme duhet të presësh momentin për të hyrë në fushë.

Procesi i përshtatjes është shumë i rëndësishëm. Përmes bisedës me trajnerin, të gjithë pranuan rolin e tyre. Kualiteti në grup dominon. Mjafton t’i hidhni një sy klubeve ku luajmë. E rëndësishme që të gjithë të qëndrojmë të bashkuar dhe të japim më të mirë kur trajneri na jep shansin të zbresimnë fushë. Pak rëndësi ka kush shënon, ekipi mbi të gjitha. Më vjen shumë mirë kur tifozët tanë kanë filluar të besojnë se ne mund të shpallemi kampionë, pas disa periudhash të vështirë në kompeticionet pararendëse.

E kemi studiuar Zvicrës. Nuk do të jetë e lehtë, ama s’kemi arsye përse të druhemi. Pres një ndeshje të dyluftuar. Gjithçka po shkon për mrekulli në stërvitje. Harmonia mbizotëron në grup dhe për këtë jam tepër optimist. Kundër Hungarisë u gjendëm disi në vështirë përgjatë minutave të para, por e menaxhuam mirë situatën”, përfundoi Undav.

Sulmuesi la gjurmë në Bundesligë me fanellë e Shtutgartit, duke kontribuar me 18 gola dhe 10 asiste në 30 prezenca, kampionati Gjerman. Në fakt mediat gjermane ishin në dyshim nëse Nagelsmani do e ftonte lojtari në fjalë deri në ditën e publikimit të listës.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.