Kryesore

“Është djali më i bukur shqiptar”- Çfarë deklaroi Adrola Dushi për Capital T? Modelja: Jam e dashuruar, por…

11:43 - 23.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja Adrola Dushi ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë, pas ndarjes nga Adis Patushi me të cilin ka edhe një djalë 10 vjeçar, Troi.




Teksa ishte e ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, Adrola tha se tashmë ka dikë në jetën e saj, dhe është shumë e lumtur.

Ndonëse prej kohësh në median rozë kanë qarkulluar lajme se modelja është në një lidhje me reperin shqiptar Capital T, ajo nuk tregoi emrin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën sepse ka frikë që gjërat e mira ikin nëse i bën publike.

Megjithatë në studio u vendos kënga e Capitalit “Albania”, për të cilin tha: “Është shumë i bukur” dhe mesa duket këngëtari është i dashuri i Adrolës.

“Uroj që askënd mos lashtë Zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga Zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time, të ulëras që ky njeriu bën këtë gjënë për mua. Jam e dashuruar por në këto kohë që po kalojmë po i rri shumë larg ulërimave sepse kam shumë frikë nga njerëzit. Çdo gjë ë bukur duket se nuk jeton shumë gjatë nëse e thua. Jam shumë e dashuruar dhe shumë me fat në jetë në këto kohë që po jetojmë po iu rri larg emrave, dëshirave dhe emrave të mëdhenj në jetë. Është djali më i bukur shqiptar përveç Troit tim.”- tha modelja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.