BOTA

Hungaria merr në 1 korrik presidencën e BE, Viktor Orban: Tema kyçe do të jetë emigracioni

12:14 - 23.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u ka thënë mediave gjermane se ai dëshiron të bëjë çështjen e migrimit si temë kyçe kur Hungaria të jetë në krye të BE-së, në Presidencën gjashtëmujore me rotacion.




Orban ka thënë për grupin medial Funke se mirëpret pozicionin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili aktualisht është duke analizuar mënyra se si mund të kryhen procedurat e azilit prej vendeve jashtë bllokut evropian.

Aktualisht presidencën e BE-së e ka Belgjika, ndërsa prej 1 korrikut në këtë pozitë do të jetë Hungaria.

Orbani ka thënë se Hungaria veçse është duke zbatuar një politikë që aplikimet për azil të vlerësohen në shtetet e treta, shembull në Ambasadën hungareze në Beograd, para se aplikuesve t’iu jepet drita e gjelbër për të hyrë në shtet.

Në muajin qershor, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Hungarinë të paguajë gjobë prej 200 milionë eurosh dhe shtesë 1 milion euro në ditë nëse nuk e zbaton vendimin për t’i ndryshuar politikat për azil.

Gjoba është vënë për shkak të një vendimi të gjykatës, të dhjetorit të vitit 2020, që e ka udhëruar Budapestin të ndërrojë procedurat për të garantuar mbrojtje ndërkombëtare dhe kthim të shtetasve të botës së tretë.

Presidenca e BE-së është pozitë goxha burokratike dhe përfshin krijimin e agjendave dhe zhvillimin e diskutimeve rreth një vendimi, dhe ka të bëjë kryesisht me gjetjen e një kompromisi mes vendeve të bllokut evropian, kur mungon konsensusi i qartë.

Hungaria është zotuar se do të jetë ndërmjetësuese e drejtë, ndonëse Budapesti nuk i ka marrëdhëniet më të mira me institucionet e BE-së, për shkak të çështjeve të lidhura me sundim të ligjit dhe korrupsion./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.