Kryesore

“I kam vëzhguar gjatë këtyre muajve”- Silvinjo: Spanja është më e mira e grupit, por ne kemi lojtarë ambiciozë…

19:10 - 23.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje me Spanjën në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit. Në prag të këtij dueli, trajneri Silvinjo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.




“Është goxha emocionuese, Spanja më ka mirëpritur mua dhe familjen time. Njoh shumë njerëz aty, është një skuadër briliante me një trajner të mrekullueshëm. Nga ana tjetër jam i lumtur që po drejtoj Shqipërinë, kemi kaluar shumë për të ardhur këtu, në grupin e vdekjes dhe tani duhet të përballemi me Spanjën në ndeshjen e fundit me një mundësi që është e madhe për ne, do të tentojmë nesër kundër skuadrës më të mirë dhe futbollistëve më të mirë.

E dini më mirë se sa unë që Spanja e ka ADN e vet që mbajnë posedimin e lojës, ka lojtarë direkt dhe në krah janë të rrezikshëm, kanë më shumë cilësi, kanë shumë lojtarë të shpejtë. I kam vëzhguar gjatë këtyre muajve, janë shumë mirë të organizuar, patjetër që Spanja është më e mira në grup, pasi kanë mundur Kroacinë dhe Italinë.

Por ne kemi lojtarë ambiciozë dhe presim të kemi një lojë të mirë kundër Spanjës”, tha Silvinjo.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.