Kryesore

“Tjetër pushtim kuqezi ndaj Spanjës”, Sejatllari zbulon të rejat e fundit rreth Kombëtares: Ja tre lëvizjet që planifikon Silvinjo

08:02 - 23.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Kristi Sejatllari, ka bërë të ditur se ndeshja e të hënës në Dyseldorf mes Shqipërisë dhe Spanjës, do të shënojë një tjetër pushtim kuqezi. Duke folur në emisionin “EURO 24” në “News 24”, ai tregoi se një numër shumë i madh tifozësh shqiptarë kanë blerë biletat për këtë ndeshjes.




“Priten rreth 35 mijë tifozë shqiptarë në këtë sfidë, ndërsa do të jenë rreth 10 mijë tifozë të Spanjës të pranishëm”, tha ai.

Sejatllari shpjegoi se në stërvitjen e Kombëtares tashmë kishin qenë shumë gazetarë spanjollë të cilët kishin shfaqur interes për kuqezinjtë.

“Kanë pyetur për mungesën e Myrto Uzunit, kemi diskutuar me ta për lënien jashtë të sulmuesit. Ata kërkonin informacione për Balliun, si dhe Bajramin që ka lënë shenjë në paraqitjet e para. Ata kanë ndarë me ne informacione për disa lojtarë që mund të jenë nga minuta e parë, si portieri i dytë i Spanjës apo Hesus Navas që mund të luajë nesër nga minuta e parë nesër. Do të ketë rreth 5-6 ndryshime. Por janë emra si Grimaldo apo Ferran Torres, lojtarë që luajë me ekipe të mëdha”, tha Sejatllari.

Më pas, ai zbuloi edhe tre ndryshimet që po provon Silvinjo në rreshtim, në bazë të asaj që është bërë në stërvitjen e fundit të kuqezinjve.

“Do të ketë tre ndryshme në krahasim me ndeshjen me Kroacinë. I pari është Balliu në vend të Hysajt në të djathtë. Sot është provuar edhe Ismajli në vend të Ajetit në qendër të mbrojtjes. Ndërkohë, Armando Broja pritet të kthehet titullar në vend të Manajt nga minuta e parë”, shpjegoi gazetari i “Panorama Sport” i cili po ndjek turneun në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.