Kryesore

VIDEO/ Selfie me Ronaldon që nuk do harrohet kurrë, Berati 10-vjeçar tregon prapaskenat: I thashë babait që po shkoja në tualet

11:22 - 23.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Minuta e 68 e ndeshjes mes Turqisë dhe Portugalisë, dhuroi një moment shumë të veçantë. Një fëmijë i vogël hyri në fushë dhe vrapi me shpejtësi drejt Kristiano Ronaldos, i cili e përqafoi dhe pranoi të bënte një selfie me të.




Djali i vogël më pas iu shmang edhe stjuardëve duke i dribluar me shpejtësi teksa më pas doli nga fusha për t’u ngjitur përsëri në tribunë mes duartrokitjeve të mbi 60 mijë tifozëve në stadiumin e Dortmundit.

Mediat gjermane zbuluan më pas se ai ishte 10-vjeçari Berat Arslan, i cili luante me ekipin e fëmijëve të KSV Hesen Kasel. “Unë thjesht bëra ëndrrën time realitet. Tani kam një foto me Kristiano Ronaldon. Do ta bëj fanellë dhe do ta vendos në dhomën time. A isha i frikësuar? Jo, përse të isha! Por nuk e di nëse do të mund të fle pas kësaj gjëje sot”, tha pas ndeshjes për “Bild” djali i vogël.

Ai tregoi që i kishte paralajmëruar shokët e tij se do e bënte një gjë të tillë. “Por askush nuk më besoi se do ta bëja në të vërtetë”. As babai i tij, i cili kishte shpenzuar 400 euro për 4 bileta në këtë ndeshje. Por si i iku babait të tij? “I thashë që po shkoja në tualet…”.

SHIH VIDEON

Babai tij, Çetin, zbuloi çfarë kishte ndodhur. “Papritur e pashë mbi pankinën e zëvendësuesve dhe më pas ai nisi të vraponte. Masa? Mori vetëm një paralajmërim. Ndoshta UEFA mbylli një sy sepse është i vogël”, tha ai.

Djalin më e pas e pyetën nëse ishte gati ta bënte përsëri. “Jo! Kam frikë se atëherë do të duhej të paguanim shumë para”, tha Berati.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.