Kryesore

Bastet, transmetimi dhe gjyqtari/ Ja çfarë duhet të dini për duelin Shqipëri-Spanjë

15:11 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dyseldorfi është stacioni i 3-të gjerman i kuqezinjve në “Euro 2024”.




Në stadiumin “Merkur Spiel Arena” të këtij qyteti luhet sot, në orën 21:00, ndeshja e fundit në grup me Spanjën dhe në tribuna priten mbi 30 mijë tifozë shqiptarë. Kapaciteti i stadiumit është 54.600 vende, por për ndeshjen e sotme reduktohet në 47.000. Tifozët kuqezi do të jenë dominues mbrëmjen e sotme, ashtu si me Italinë në Dortmund. Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të transmetohet nga TV Klan dhe në platformën “Tring”. Temperaturat në orarin e ndeshjes do jenë 23 gradë.

Kompanitë e basteve sigurisht që favorizojnë Spanjën për ndeshjen e sotme me Shqipërinë. Edhe pse iberikët pritet të mos luajnë me formacionin e titullarëve në këtë ndeshje, koeficientet e publikuara nga kompanitë e basteve flasin për fitoren e tyre në letër.

Fitorja e Spanjës kuotohet me koeficientin 1.4, barazimi 4.7 dhe fitorja e Shqipërisë me koeficientin 7.5. Spanja ka siguruar matematikisht vendin e parë në grup pas 2 fitoreve kundër Kroacisë dhe Italisë, kurse Shqipëria ka 1 pikë dhe mund të thyejë të gjitha “parashikimet”.

Kjo ndeshje i është  besuar suedezit Glen Nyberg. Arbitri që u bë i famshëm në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve midis Arsenalit dhe Bajern Mynihut në “Emirates Stadium”, pasi u mohoi nga një penallti secilës skuadër, sipas gjykimit të tifozëve.

Asistent të Nyberg do të jenë Mahbod Beigi dhe Andreas Sëderkvist, po ashtu suedezë. Gjyqtar i katërt do të jetë ukrainasi Kristian Dingert, ndërsa në VAR do të jenë anglezi David Kote dhe gjermani Marko Fric.

Në dy ndeshjet e mëparshme në grup kuqezinjtë kanë pasur ndonjë rezervë për gjykimin, por jo ndonjë problem madhor.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.