BLUETOOTH

“E presin javë erotike”- Astrologia Meri Shehu bën parashikimin për ditët në vijim, ja me sa yje vlerësohet secila shenjë e horoskopit

19:22 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Astrologia Meri Shehu ka vlerësuar me yje shenjat e horoskopit për muajin e ardhshëm të korrikut.




Ajo është shprehur se duke pasur një hënë të plotë në Bricjap, të gjithë duhet të mbajnë një qëndrim të mirë.

“Kjo është një hënë shumë e bukur, do të jetë shumë ndikuese gjatë kësaj jave dhe do të vazhdojë edhe për dy javë të tjera. Shenjat e tokës Dem, Bricjap, Virgjëreshë do të jenë shumë të favorizuara dhe do të shohim si do të ndikojë te të gjitha shenjat.”, u shpreh Meri Shehu në TV Klan.

Kryesimin në listë e mban Peshorja me 5 yje, më pas vijojnë virgjëresha, akrepi, gaforrja, ujori me 4 yje.

Me tre yje vlerësohen dashi, binjakët, luani, peshqit, bricjapi, dhe me dy yje shigjetari. Më pak i vlerësuari është demi me një yll.

Peshorja – 5 yje

Shumë planetë në Gaforre bëjnë një lidhje të bukur me Neptunin në Peshk dhe realizojnë një ëndërr të mrekullueshme në lidhje me karrierën, projektet, famën, publicitetin. Shumë Peshore do të ndiejnë një ngritje sikur mungon forca e rëndesës  dhe fluturojnë. Në projektet dhe gjërat që do të ndodhin do të ndiejnë një lartësim.

Virgjëresha – 4 yje

Hëna e plotë në Bricjap u plotëson një dëshirë. Virgjëreshat që janë të pamartuara gjejnë partnerin e  duhur dhe aty ku nuk e presim, kërkojnë të bëhen me fëmijë ose të krijojnë diçka nga vetja e tyre. Një fëmijë është një krijim i bukur i radhës, por edhe një projekt i rëndësishëm që mund ta marrin parasysh. Ky fund muaji realizon diçka të re nga vetja e tyre, u bën të mundur të bëhen idealiste e romantike pa menduar shumë gjatë.

Gaforrja – 4  yje

Afërdita në shenjën e tyre këtë javë bën një lidhje të bukur me Neptunin në Peshk dhe më romantizëm, ujëra të qeta, plotësim dëshirash, idealizma e art nuk do të shohin kaq shpesh. Le ta shijojnë këtë fund muaji sepse realizohen dëshira aty ku nuk e presin.

Akrepi – 4 yje

Duke qenë se Gaforrja ka Neptunin dhe Afërditën në një lidhje shumë të bukur, bëhet një javë shumë romantike e erotike, net të paharrueshme i presin Akrepët që duan t’i shijojnë me partnerin në çift ose me të tjerë, udhëtime. Nëse kanë punë krijuese, është momenti që krijimtaria e tyre të jetë shumë pjellore dhe të japë rezultat të mrekullueshëm.

Ujori – 4 yje

Një mendim e ëndërrim ndoshta jo shumë i shprehur por net të bukura e romantike, pasionante, fushë krijimtarie e fuqishme, plotësim dëshirash me hënën e plotë në Bricjap që kanë të bëjnë me një ngritje të madhe në punë e karrierë dhe shtrohen kushte të rëndësishme mbi baza serioze.

Dashi – 3 yje

Hëna e plotë në Bricjap është simbol i bukur për Dashët sepse i ngre në karrierë, u jep potencë,  madhështi, mund të krenohen për rezultatet dhe punën e tyre, t’i marrin me sy të mirë. Mund të ketë edhe fejesë, martesë, është një periudhë që vendosen gjëra të mira ose plotësohet një dëshirë për ta kështu që është moment pozitiv.

Binjakët – 3 yje

Janë shenja më me fat me Jupiterin në shenjën e tyre, por hëna e plotë në Bricjap u përmbush një çështje të rëndësishme ekonomike, lodhen pakëz derisa ta përmbushin këtë detyrim, por e rëndësishme është që plotësohen. Kanë një lloj ndjeshmërie gjatë rrugës, nuk janë aq të qetë dhe duhet të bëhen pak më seriozë, gjë që i nxjerr pak nga natyra. Këto 3 yje tregojnë që janë shumë të favorizuar në plotësimin e një dëshire ekonomike, personale dhe janë në kulmin e tyre.

Luani – 3  yje

Hëna e plotë në Bricjap është një komponent i mirë për Luanët, një ofertë pune, ekonomike dhe për një plan korrekt  që e duan në këtë periudhë. Mërkuri më vonë do të hyjë në shenjën e tyre si dhe Afërdita, por kjo e fundit është akoma në një pozicion jo të shprehur kështu që shumë gjëra mbeten në sirtar dhe akoma nuk po plotësohen dëshirat ashtu siç duhet.

Bricjapi – 3 yje

Hëna e plotë në shenjën e tyre u pltoëson një dëshirë. Pavarëissht se para tyre kanë kaluar shumë shanse e mundësi dhe nuk i kapën dot, më në fund do të ndryshojë mënyrën sesi sillet me to ose nejrëzit që i përdorin. Hëna e plotë i favorizon që të shohin dhe të vendosin më mirë.

Peshqit – 3 yje

Kjo është një javë e mrekullueshme për Peshqit, sidomos për ata të lindur në 10-ditëshin e tretë. Ata që favorizohen nga hëna e plotë në Bricjap do të kenë miqësi, shoqëri, njerëz që i përkrahin dhe mbi të gjitha do të gjejnë një ikonë të sigurt që gjërave që duan të arrijnë dhe jetës sociale.

Shigjetari – 2 yje

Do të merren shumë me çështje pune, shëndetësore, ekonomike, familjare dhe do t’i realizojnë këto gjëra. Hëna e plotë në Bricjap kërkon më shumë vëmendje për të realizuar një projekt të madh ekonomik,  por ka pak vështirësi sepse ka kundërshtime me planetët në Gaforre. Do të bëhet, por rruga nuk është e shtruar aq qetë dhe nëse do të dinë si të veprojnë, do t’i fusë në një harmoni që do t’u japë rezultat.

Demi – 1 yll

Megjithëse janë një nga shenjat që do të favorizohen me hënën e plotë në Bricjap, kemi Jupiterin në Binjak që ka disa kundërshtime të fuqishme dhe planetët akoma s’kanë kaluar në Luan, janë Gaforre por me Demët nuk po japin energjinë e duhur. Demët ta shohin këtë fund muaji me qetësi sepse Urani në shenjën e tyre dhe me hënën e plotë në Bricjap i bën gjërat të pastabilizuara, sikur shkojmë në një vend, themi një po të bukur dhe përmbyset. Ndodhin gjëra të mira, por nuk janë të qëndrueshme, ndaj ta  marrin me kujdes.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.