Kronikë

Gjendet i plagosur në shpatull me sende të forta në Korçë, ja çfarë dëshmoi i lënduari në polici

20:16 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një qytetar në Korçë është gjendur i plagosur në shpatull me sende të forta, pasditen e sotme.




Ai u gjet në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës e është dërguar menjëherë në spital.

Më pas ai është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë së tij u shpreh se e ka dëmtuar një person tjetër që rezulton i njohur për të.

Për të zbardhur konfliktin policia ka shoqëruar në komisariat personin e akuzuar nga i lënduari.

Në vijim i shoqëruari do të merret në pyetje për të zbardhur të gjithë ngjarjen dhe motivin e konfliktit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.