Moderatorja Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund hatërmbetjeve në “Big Brother VIP”.
Dy vajzat janë pajtuar në emisionin “Top Arena”, ndërsa i kanë shtrirë dorën njëra-tjetrës dhe u përqafuan live në studio.
Ishte Erjola ajo që i zgjati dorën gazetares për të bërë paqe, ndërsa Ilnisa pranoi që t’i lënë pas debatet që ndodhën në “BBV”.
Ndonëse debatet mes dy ish-konkurrenteve kanë qenë të shumta, mesa duke ata janë zhvilluar në kuadër të lojës.
Një ndër situatat që bëri bujë ishte hallva që Erjola përgatiti në shtëpinë e “BBV” për Ilnisën dhe partnerin e saj Meriton Mjekiqin, duke iu treguar që ata kanë “vdekur” si lojtarë për të.
Situata u komentua shumë nga të gjithë, dhe veprimi i moderatores u quajt jo i mirë nga të gjithë ish-banorët dhe njerëzit jashtë.