BLUETOOTH

Keni fryrje të venave? Ja disa prej zakoneve që i shkaktojnë zhvillimin e variceve

23:11 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përtej prishjes së bukurisë së lëkurës, zhvillimi i variceve janë e të dhimbshme. Edhe pse ato nuk mund të parandalohen gjithmonë, ka disa zakone të jetës së përditshme që mund të shkaktojnë fryrje të venave deri në krijimin e gungave të tyre.




Këtu do të gjeni të listuar 4 prej këtyre zakoneve:

  1. Bëni vrap. Duhet cilësuar për këtë aktivitet fizik se shërben negativisht në vena nëse bëhet në mënyrë të pakontrolluar e të sforcuar, pasi nëse vraponi vëllimi i shtuar i gjakut mund të dëmtojë venat dhe përfundimisht ta bëjë më të vështirë qarkullimin e gjakut në këmbë.
  2. Konsumi i tepërt i sheqerit bën që të rritet presioni i gjakut, duke dëmtuar kështu dhe venat. Po kështu, sheqeri i tepërt mund të shkaktojë inflamacion në enët e gjakut duke e bërë më të vështirë pompimin e nevojshëm të gjakut. Kështu kemi dhe zhvillimin e variceve.
  3. Mbani veshje të ngushta. Pavarësisht sa trendi mund të dukeni, duhet të lejoni qarkullimin e lirë të gjakut nga këmbët. Këshillohet që rrobat e ngushta si dhe rripat mos të jenë pjesë e gardërobës suaj të përditshme, dhe të alternoni me veshje pak më të gjera.
  4. Flini me kurriz. Këshillohet që të flini në anën tuaj të majtë nëse keni probleme me varicet, sepse ky pozicion heq presionin nga vena më e madhe e trupit, që ndodhet në anën e djathtë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.