Kryesore

Qeveria e re në Maqedoni/ Meta: Besimplotë se Mickoski do të jetë shembull frymëzues! Urim i veçantë për përfaqësuesit shqiptarë

10:28 - 24.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar qeverinë e re të Maqedonisë  së Veriut me kryeministër, Hristijan Mickoski.




Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se është besimplotë se me programin e tij ekonomik do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e eksperteve, në interes të qytetarëve.

Ai po ashtu shprehet se ka një urim të veçantë për gjashtë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri.

Postimi i plotë:

Shumë suksese Qeverisë së Kryeministrit, Hristijan, të votuar mbrëmë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut!

Besimplotë se me programin e saj të shkëlqyer ekonomik do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjes së eksporteve, në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

Urim të veçantë edhe për gjashtë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri që besoj do të bëjnë më të mirën për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave të tyre përmes frymës së bashkëpunimit!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.