Kronikë

Rrahu partneren me levë, shqiptari pranon krimin e dënohet me 4 vite burg! 25 vjeçarja: Kjo ishte hera e katërt që më dhunonte! Ja çfarë deklaroi 46 vjeçari

18:18 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

46 vjeçari me origjinë shqiptare, i cili dhunoi partneren e tij 25 vjeç me levë, ka pranuar krimin përballë trupit gjykues dhe është dënuar nga drejtësia helene me 4 vite heqje lirie, pa të drejtë lirimi me kusht.




Sipas mediave greke, burri u shpreh përballë togave të zeza se ishte hera e parë që ai ishte sjellë i dhunshëm, për shkak se ishte në gjendje të dehur.

Por në krahasim me gruan e tij, 25 vjeçarja ka deklaruar të kundërtën, duke u shprehur për autoritetet se në dy vite që ata jetonin bashkë, kjo ishte të paktën hera e katërt që ka përjetuar dhunë prej partnerit të saj.

Më herët e reja është shprehur se nuk i ka denoncuar rastet e dhunës për shkak se i shoqi e ka bindur duke i kërkuar falje, e me kërcënime të tipit se nëse ajo do zbulonte të vërtetën do ta godiste sërish.

Përsa i përket ngjarjes së fundit, kanë qenë fqinjët ata që raportuan dhunën e ushtruar.

Vetë 25 vjeçarja u shpreh përballë uniformave blu se do të denonconte këtë rast të dhunës pasi 46 vjeçari i kishte tejkaluar kufijtë.

Kujtojmë se ky i fundit goditi gruan e tij me grusht në fytyrë dhe shufër hekuri.

Bashkëshorti u arrestua të shtunën për veprat penale dhunë në familje, kanosje, lëndim të rëndë trupor dhe shkelje të ligjit për armët, ndaj partneres së tij 25 vjeçare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.