Kryesore

Statistika/ “Axurrët” kërkojnë të thyejnë “mallkimin”, Italisë i mungon fitorja me Kroacinë prej… 82 vitesh

10:16 - 24.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia dhe Kroacia do të zbresin mbrëmjen e sotme në fushë për të një vend në 1/ 8-at e Europianit gjerman, edhe pse “Axurrët” nuk kanë qenë shumë me fat në daljet e tyre ndaj ballkanasve, siç nënvizojnë edhe statistikat më poshtë.




– Në nëntë përballje mes tyre, Italia ka fituar vetëm 1 ndeshje kundër Kroacisë (miqësore e 5 prillit 1942, 4- 0 në Xhenova). Për sa i përket bilancit në total, ai kompletohet me 3 fitore ballkanase dhe 5 barazime.

– Barazimi është kryefjala e përballjeve Itali-Kroaci, duke qenë se tre duelet e fundit radhazi kanë përfunduar 1- 1, dy prej të cilave në Europianët e vitit 2016 dhe 2012.

– Kroacia merr pjesë për të shtatën herë në një Europian dhe është pjesë e këtij turneut për të gjashtë herë radhazi.

– Nën drejtimin e Zllatko Daliçit, në krye të stolit të përfaqësueses nga viti 2017, Kroacia është renditur e dyta pas Anglisë në Grupin D në “Euro 2020”, duke fituar një nga 3 ndeshjet e grupit dhe për t’u mundur më pas 5-3 në kohën shtesë nga Spanja, në 1/8-at e finaleve, pasi në dy ndeshje me radhë shënonin në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt.

– Kroacia në dy edicionet e fundit të një Europiani është eliminuar në 1/8-at.

– Italia është kampionë në fuqi e Europës, titulli i tyre i dytë në histori pas atij të fituar në 1968. Më pas, dy renditjet më të mira janë vendet e dyta në “Euro 2000” dhe 2012 – Për Italinë kjo është pjesëmarrja e 11-të në një Europian, e teta radhazi për “Axurrët”, pas mungesës në vitin 1992.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.