Kryesore

I veshur me bluzën e Kombëtares, Salianji ironizon mazhorancën nga Parlamenti: Bëjnë sikur kanë shqetësim tjetër! Vëmendja e të gjithëve sot është te Shqipëria që shkëlqen!

15:27 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat Ervin Salianji është shfaqur sot në Parlament i veshur me bluzën e Kombëtares kuqezi dhe ka ironizuar socialistët.




Përmes një video të postuar në facebook, Salianji shprehet se si mazhoranca bën sikur ka shqetësim tjetër, ndërkohë që e gjithë vëmendja është tek lojtarët e Shqipërisë kundër Spanjës.

Video e demokratit mbyllet me një urim për fitore për kombëtare.

Salianji: Në Parlament me përfaqësuesit që e kanë bërë Shqipërinë këtë lloj, ndërkohë që mendja e të gjithë shqiptarëve në fakt është tek Shqipëria që shkëlqen, (tregon fanellën kuqezi të FSHF-së), tek Kombëtarja.

Dëgjojeni pak, se si bëjnë gjasme sikur kanë shqetësim tjetër. Edhe sot, fitore!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.