Kronikë

Dyshime për atentat me eksploziv, zbardhen detaje të reja mbi shpërthimin në Portin e Sarandës, ku humbi jetën një person! Palombarët gjejnë copa metalike në det.

18:39 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë zbuluar detaje të reja nga shpërthimi i një nate më parë në Portin e Sarandës, ku një person humbi jetën, teksa dyshohet se mund të ketë qenë e qëllimshme.




Sipas News 24, mësohet se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një sasi eksplozivi.

Ky dyshim mbështetet nga disa copa metalike të gjetura nga palombarët në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes.

Mendohet se këto copa i përkasin mjetit lundrues në t cilin dyshohet se ndodhej viktima, megjithatë nuk është arritur akoma të saktësohet se për çfarë mjeti bëhej fjalë.

Viktima ndodhej në një mjet tepër të vogël, ndoshta artizanal lundrues pranë Portit Detar, e shpërthimi ka ndodhur mbi sipërfaqen e ujit, por edhe forca e saj, i bën ekspertët të dyshojnë se realisht ka qenë një sasi eksplozivi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht në orën 22:00, kur e gjithë vëmendja ka qenë në ndeshjen Shqipëri-Spanjë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se viktima është parë nga dy të huaj të cilët po lundronin me një gomone të vogël drejt jahtit të tyre të ankoruar në radë. Ata e kanë pyetur nëse kishte problem me diçka por ai i është përgjigjur “Jo”. Vetëm pak sekonda më pas është dëgjuar shpërthimi i cili është shoqëruar me zjarr dhe tym por dhe me zhurmë, që ka tronditur gjithë qytetin.

Edhe pse viktima ende nuk është identifikuar, burime të besueshme bëjnë me dije se ai është shtetas shqiptar dhe jo i huaj, siç u dyshua në fillim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.