Kryesore

“Ndjesia e autogolit, jo shumë e bukur, por e golit e shkëlqyeshme!” -Kombëtarja rikthehet në Tiranë, Gjasula: Ishte gjë e mirë për Shqipërinë, besoj se bota na sheh ndryshe tashmë

16:29 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klaus Gjasula, i cili u fut dhe në historinë e Kampionatit Evropian për shkak të autogolit dhe golit të tij, ka mbajtur një prenoncim të shkurtër për mediat pas rikthimit të kombëtares kuqezi në Tiranë.




I pyetur se si ndihej për autogolin dhe golin e tij, Gjasula u shpreh se “vuajti” disa minuta prej gabimit që bëri, por shënimi në porten e kundërshtarit e bëri të ndihej shkëlqyeshëm.

“Besoj se jemi kënaqur të gjithë, që kemi bërë paraqitje shumë të mirë, e ndaj kemi prezantuar shtetin tonë shumë mirë besoj.

Ndjesia e autogolit s’ishte shumë e bukur, kam vuajtur disa minuta po më pas me golin ka qenë shkëlqyeshëm.

Çdo minutë që luajta, e shijova dhe provova të jap maksimumin.”, tha Klaus Gjasula.

Përsa i përket mendimit të tij për Shqipërinë në këtë evropian, Gjasula u shpreh se ndihet i lumtur pasi beson se bota e sheh vendin tonë me një sy ndryshe.

“Besoj se për Shqipërinë ka qenë një gjë shumë, shumë e mirë. Jam shumë i lumtur, se bota, besoj unë, na sheh me një sy ndryshe.”, tha lojëtari kuqezi.

Nuk harroi as të lavdëronte tifozët shqiptarë, të cilët ndezën atmosferën në Gjermani me ngjyrat, këngët dhe dashurinë e tyre për kombëtaren në Gjermani.

“Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë evropian.”, e përmbyll Gjasula.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.