Kryesore

PD në interes të Berishës me drejtësinë? Përgjigjet Luçiano Boçi: Çështje personale konsiderohet ajo e …

21:37 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luçiano Boçi ka dhënë disa detaje përsa i përket protestës kombetare të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike më 11 korrik përballë Kryeministrisë, në orën 20:00. Demokrati u shpreh se ky tubim masiv do shërbejë si “një formë presioni për të liruar Sali Berishën”.




I ftuar në emisionin Open në News 24, Boçi u pyet nëse Partia Demokratike po përdoret për çështjet personale të Berishës me drejtësinë, gjë që ai e mohoi.

Boçi tha se çështje personale konsiderohet ajo e ‘non grates’ e jo procesi politik që po zhvillohet ndaj Berishës. Ai rikthen në vëmendje se kryetari i PD-së ndodhet nën masen e arrest shtepie për shkak të akuzave të ngritura pa fakte.

Pyetje: A po përdoret PD për cështjet personale të Berishës me drejtësinë?

Boçi: Jo nuk po përdoret, çështja personale konsiderohet ajo e non gratës dhe jo çështja e procesit politik që po zhvillohet ndaj kryetarit të PD. Aq më tepër që nuk ka as fakte, është një hetim i stisur dhe masa e marrë nuk është në proporcion me hetimin apo me rastet analoge për mënyrën si vepron drejtësia.

Një forcë politike kur përgatitet në zgjedhje përgatitet me lidershipin. Ky reagim i yni është një reagim i demokratëve, ka qenë një kërkesë e përsëritur e demokratëve për kryetarin e opozitës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.