Kryesore

Plagoset me tre plumba 35 vjeçari shqiptar në Itali pas konfliktit me disa persona në lokal. Dyshimet e para të ngjarjes

17:15 - 26.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 35 vjeçar shqiptar është plagosur me tre plumba në Itali mbrëmjen e së martës (25 qershor), pas një konflikti mes tij e disa personave  të tjerë në një lokal.




Mediat italiane raportojnë se debati nisi fillimisht në një lokal për të vijuar më pas rrugëve të qytetit, ku shqiptari u ndoq me makinë nga grupi me të cilin u konfliktua.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme (25 qershor), e karabinierët dyshojën se konflikti lidhet me larje hesapesh.

Ndërkohë 35 vjeçari është një person pa precedentë të mëparshëm penal.

Ai është plagosur në dorë, këmbë dhe në brinjë e është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.