Kryesore

“Rezultoi befasues për Komisionin Evropian!” -Integrimi në BE, Rama: S’ka forcë tjetër politike në vend të jetë në gjendje të bëjë këto

16:40 - 26.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka folur mbi integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.




Sipas tij, ky proces integrimi përveçse që po i vjen fundi, rezultatet e saj qenë befasuese për Komisionin Evropian, siç shprehet kryeministri.

Tashmë për kryeministrin mbetet vetëm të plotësohen kushtet që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së.

Më pas Rama tha se vendimmarrja politike për anëtarësimin është çështje tjetër e së do të merren të gjithë nën ndërveprim me partnerët  për plotësimin e këtij objektivi të cilësuar nga kryeministri si ‘historik’.

Kreu i qeverisë gjithashtu tha se të gjitha këto synime nuk mund të arriheshin nga ndonjë forcë tjetër në vend, t’i kuptojë ato apo e t’i transmetojë.

Rama: Në fund të këtij procesi ku të gjitha këto që thash dhe të tjera akoma janë skanuar deri në qelizë, ka pasur dhe ka për ne të rendisim dy gjëra. E para që procesi ka rezultuar befasues për Komisioni Evropian, në akseptin e paraqitjes së skuadrës tonë kombëtarë dhe ka rezultuar i kënaqshëm në akseptin e stadit të zhvillimit ku e kemi sjell vendin. Ana tjetër është se çfarë duhet bërë akoma që vendi të plotësoj të gjitha kushtet për të qenë një vend anëtarë i BE. Pastaj vendimmarrja politike për anëtarësimin është një çështje tjetër që do të merremi të gjithë nën ndërveprimin me partnerët që dyja këto të bëhen bashkë dhe ku objektiv historik të realizohet.

Kjo vlen që të gjithë të kaptojnë që nuk ka objektivisht asnjë forcë tjetër në këtë vend të jetë në gjendje jo ti bëjë këto, por ti kuptoj këto, e ti transmetoj këto. Ti transmetoj me forcën dhe aftësinë që disponon kjo forcë politike. Është shume e rëndësishme të vetëdijesohen sa më shumë qytetarë e të tjerë. Për sa kohë ne do të kemi aftësinë për të qenë të pakënaqur me veten dhe të vetë përmirësohemi në vazhdim, jo vetëm që jemi e vetmja mundësi, por ne jemi e vetmja garanci. Përndryshe ky proces është objektivisht i pamundur për këdo tjetër, sepse është një proces që kërkon eksperiencë nuk mjafton dija dhe dëshira.

Nëse do bëja një paralelizëm, nëse skuadra jonë kombëtare nuk do kishte Evropianin e dytë në historinë e vetë dhe nuk do ishte hera e parë e lojtarëve tanë, me çka skuadra jonë dha, rezultati mund të kishte qenë ndryshe.  Ne jemi një skuadër që jemi mësuar të luajmë në atë lartësi dhe kemi kuptuar se çfarë duhet për të funksionuar në atë lartësi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.