Kronikë

“Dhoma nuk ka mbrojtje nga rrezatimi”- Denoncimi i mjekëve për skandalin tek Onkologjiku! Ja çfarë thuhet në dosjen hetimore

21:54 - 28.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin “Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, në News24 është trajtuar skandali te spitali Onkologjik në QSUT. Në pjesën e mëposhtme trajtohet aparatura e kobaltit, që krijon rrezatim vdekjeprurës kur instalohet në ambiente të papërshtatshme, sikundër ishte lënë në korridoret e spitalit. Denoncimin fillimisht e ka bërë një mjek, por askush nuk reagoi. Zhvendosja e aparaturës u bë vetëm pasi Prokuroria nisi hetimet.




Ndërkohë që interesante është se pas nisjes së hetimit, ky burim kobalti u zhvendos në një dhomë të përshtatshme.

Shqetësim që në atë kohë ishte ngritur edhe nga mjeku A.H, i cili vendosi të jepte dorëheqjen, pasi kuptoi që drejtuesit e Shërbimit Onkologjik, nuk po merrnin asnjë masë për rrezatimin që emetonte pajisja, e cila po rrezikonte jetën e personelit mjekësor si dhe të pacientëve.

Dosja Hetimore

Dr A.H pasi parashtroi këtë shqetësim dhe nga drejtuesit e Shërbimit Onkologjik nuk u mor asnjë masë, ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna, për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur mbi dëme të mundshme të shëndetit si pasojë e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti.  Ai madje bisedoi për këtë problem edhe me kolegët e tij, lidhur mbi kabinetin e brachiterapisë, dhoma e së cilës nuk ka mbrojtjen e duhur, për shëndetin e të gjithëve.  ‘Problemi i ngritur nga unë lidhet me dhomën, e cila nuk ka mbrojtjen e duhur, e domosdoshme për shëndetin e të gjithëve, tonin si staf, por edhe të njerëzve të tjerë që hyjnë e dalin.  Ju drejtohem të gjithëve dhe kush të ketë informacion, të na e thotë, cilat janë standardet e një ambienti për aktivitetin e brachiterapisë me cobalt 60.’

Ky reagim në atë kohë i mjekut A. H gjeti edhe mbështetjen e disa kolegëve të tij, të cilët një pjesë e tyre kërkuan transparencë të plotë, pasi rrezatimi po u rrezikonte seriozisht shëndetin.

“Mendoj se të paktën duhet të jemi në dijeni të nivelit të rrezatimit aktual të matur nga autoriteti përkatës i certifikuar.

Kjo shifër nuk besoj se është sekret ushtarak.

Kjo problematikë e ngritur nga Dr.Hoti duhet patjetër të marrë përgjigje të përgjegjshme dhe të sigurtë nga instancat kompetente”.

Por pavarësisht thirrjeve dëshpëruese të mjekëve onkologë të cilët e dinin më mirë se kushdo se çfarë do të thoshte të përballeshin me rrezatimin në një dhomë e cila duhet të kishte një funksion tjetër, atë të trajtimit nëpërmjet rrezeve të sëmundjeve tumorale, duket se në këtë aspekt nga drejtoria e QSUNT dhe Ministria e Shëndetësisë nuk u mor asnjë masë.

Madje u tha që nga matjet, kishte zero nivel rrezatimi.

Por çuditërisht pasi hetimet nisën, ekspertët vlerësuan se niveli i rrezatimit në kabinetin e Kobalto-Terapisë ishte i lartë.

Dosja Hetimore

Vetëm pas nisjes së hetimit, ekspertët vlerësuan rrezatim të lartë në Onkologjik dhe kësisoj pajisja e kobaltit u vendos në një ambient më të përshtatshëm. Për këtë çështje, prokuroria ka ngritur dyshime për shpërdorim detyre, për ish-zv.drejtoreshën e QSUNT Brikena Qirjazi dhe ish-specialisten e QSUNT-së, Drilona Kishta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.