AKTUALITET

Konferenca shkencore te “Luarasi”,rektori Ruka: Tarifa 30% më të ulëta për regjistrime! Studentët i nxjerrim profesionistë

10:01 - 28.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në universitetin “Luarasi” u mbajt këtë të enjte konferenca vjetore shkencore, ku pedagogët e universitetit paraqitën punimet e tyre.




Për “Luarasin”, kërkimi shkencor është shtylla kryesore e ekselencës. Si një universitet i përkushtuar ndaj inovacionit dhe përparimit, aty harmonizohet mësimdhënia me kërkimin shkencor, për të perfeksionuar mësimdhënien dhe dijet që u transmetohen studentëve. “Konferenca e sotme (dje) ishte e radhës e këtij viti, sepse janë bërë thuajse çdo vit. Marrin pjesë më shumë se 90 për qind e trupës akademike të universitetit, të ftuar nga universitete të tjera shqiptare, por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Sot studentëve u jepet mundësia të referojnë punët e tyre, punë të cilat i kanë kryer gjatë vitit ato grumbullohen dhe publikohen në revistën e universitetit”. Përmes kërkimit shkencor të cilësisë së lartë, përmirësohet edhe imazhi i universitetit në opinionin publik. “Luarasi” është një universitet bashkëkohor dhe koherent, ku kërkimi shkencor dhe mësimdhënia ndërthuren për të krijuar një ambient akademik të shkëlqyer dhe të përparuar.

“Ne kemi marrëveshje bashkëpunimi, të cilat shfrytëzohen për pjesëmarrje në konferencë shkencore nga një numër i konsiderueshëm universitetesh, me të cilët ‘Luarasi’ bashkëpunon. Të gjithë janë të mundur për të shfletuar studime nga autorë apo grup autorësh, të cilat i përmbledhim në fund të konferencës”, u shprehën pedagogët pjesëmarrës në konferencë.

Teksa ky vit akademik është afër fundit, pranë këtij universiteti vijon rekrutimi i studentëve, të cilëve iu ofrohen lehtësira financiare përgjatë gjithë këtij muaji dhe jo vetëm.

“Në rastin tonë ne duhet t’i marrim maturantë dhe t’i nxjerrim profesionistë, ne tani jemi në fazën e provimeve, kemi mbaruar ato të bachelor-it pastaj me provimet dhe masterin edhe mbyllen diplomat, të cilat referohen përpara komisioneve ku bëhet një bilanc për universitetin. Them se ka qenë një vit i suksesshëm dhe pa probleme, aplikimet kanë filluar në universitete, të gjitha kanë tarifa promovimi ashtu si edhe ‘Luarasi’, por tonat kane qenë konkurruese. Tarifat e ‘Luarasit’ kanë qenë 30 për qind më të lira se ajo përfundimtare për të gjitha programet e studimit. Në fushën e drejtësisë, ekonomisë, teknologjisë së informacionit, shkencat mjekësore, stomatologji e infermieri”, nënvizoi rektori Ruka dje në një intervistë.

Universiteti “Luarasi” synon të jetë një qendër kërkimore-shkencore, duke ndërtuar partneritete me institucione ndërkombëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.