BOTA

U lëndua pas një incidenti me kuaj në banesën e saj, Princesha Anne largohet nga spitali pas 5 ditësh

17:37 - 28.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtarja e familjes mbretërore britanike, Princesha Anne është larguar ditën e sotme nga ambientet e spitalit Southmead në Bristol, ku mori përkujdesje të lartë pas incidentit që pati në banesë me kalin e saj.




Princesha 73 vjeçare do të qëndrojë në regjim shtrati në shtëpinë e saj derisa të rikuperohet plotësisht nga lëndimet që ka marrë në trup.

Për rrjedhojë, ajo nuk do të mundet të kthehet në detyrat e saj mbretërore të lëna përgjysmë deri në një moment të dytë me lejen e stafit mjekësor.

Kujtojmë se Princesha Anne u shtrua me urgjencë në spital mbrëmjen e 23 qershorit pas një incidenti në banesë, teksa po shëtiste nëpër terren me kuajt në afërsi.

Anëtarja e familjes mbretërore pësoi lëndime të lehta e tronditje në trup, duke e penalizuar kështu nga agjenda e saj për të udhëtuar drejt Kanadasë.

Kush është Princesha Anne?

Princesha Anne është fëmija i dytë dhe vajza e vetme e Mbretëreshës Elizabetë II dhe Princit Philip.

Ajo është e 16-të në radhë në vazhdimësi të fronit dhe mban titullin Princeshë Mbretërore.

Pasi përfundoi arsimin e saj në shkollën Benenden, ajo nisi karrierën e saj sportive si kalorëse, duke qenë anëtarja e parë mbretërore që garoi ndonjëherë në Lojërat Olimpike. Përfaqësimi i Britanisë në këto lojëra u bë 1976, e cila hipi në kalin e nënës së saj, Goodëill, por fatkeqësisht nuk arriti të fitonte një medalje.

Në 1988 Princesha Anne u bë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ajo ishte më parë presidente e Federatës Ndërkombëtare të Kuajve nga viti 1987 deri në 1993 dhe tani shërben si Presidente Nderi e Shoqatës Olimpike Britanike.Pjesa më e madhe e punës së saj bamirëse ka të bëjë me sportin, shkencat, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe shëndetin në vendet në zhvillim.Princesha Anne jeton me burrin e saj Sir Timothy Laurence në  Gatcombe Park .Rezidenca ndodhet në  Gloucestershire  dhe është gjithashtu shtëpia e fëmijëve të saj Peter dhe Zara.

Anne, Princess Royal competing at the Cookham Horse Trials, Berkshire, 22nd March 1972. (Photo by Cassidy & Leigh/Daily Express/Hulton Archive/Getty Images)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.