Kryesore

STATISTIKAT/ Jo vetëm bileta çerekfinaliste, por Itali-Zvicër luhet edhe për shumë para

11:24 - 29.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia dhe Zvicra do të përballen për herë të 62-të mes tyrë pasditen e sotme në “Olimpiastadion” të Berlinit, me “Axurrët” që janë në avantazh të thellë ndaj helvetëve. Të kaltrit kanë triumfuar në 29 raste, ndërkohë që të kuqtë kanë bërë festë vetëm 8 herë. Barazimi është parë në shumë raste, plot 24 të tilla, ndonëse “X” është mbreti i përballjeve të fundit mes Italisë e Zvicrës, 6 herë në 8 përballjet e fundit.




epa09579318 Switzerland’s Silvan Widmer (2L) scores the opening goal during the 2022 FIFA World Cup European qualifying Group C soccer match between Italy and Switzerland at the Olimpico stadium in Rome, Italy, 12 November 2021. EPA-EFE/ETTORE FERRARI

– Italia dhe Zvicra do të kërkojnë çerekfinalet, por përveç këtij objektivi për prestigj duan të fitojnë, edhe sepse në lojë janë edhe shumë miliona euro. Kjo, pasi kalimi në turin e ardhshëm të Europianit të garanton 2.5 milionë euro, pas 1.5 milionëve që kanë futur në xhep prej 1/8-ave.

– Italia, ndonëse nuk është pretendetja absolute, gjithsesi do të provojë të ruajë fronin si kampione në fuqi dhe për të motivuar lojtarët, federata i ka vënë në dispozicion 300 mijë euro premio për kokë çdo lojtari, 50 më shumë sesa përfituan pas suksesit në Londër në 2021. Ndërkohë, zviceranët për trofeun do të përfitonin 380 mijë euro për kokë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.