Kronikë

Aksidenti tragjik, kamioni godet për vdekje 11-vjeçarin shqiptar, i ati: E lash në gjumë kur ika në punë! Ishte dita e tij e fundit e shkollës

18:42 - 30.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 11-vjeçar shqiptar, nga Maqedonia e Veriut, humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në Bazel të Zvicrës.




Sipas medias zvicerane në gjuhën shqipe, LeCanton27, viktima, nxënës i klasës së 4-rt, u godit nga një kamion.

Ky rast ka shokuar komunitetin shqiptar në kantonin e Bazelit dhe mbarë Zvicrën. Elior, kishte ditën e tij të fundit në klasën e 4-të, ndërsa e motra e kishte parë ngjarjen dhe kishte vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori është nën kamion

“Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton Ardian D, babai i 11-vjeçarit, duke shtuar “i thashë natën e mirë”.

Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur Ardiani shkoi në punë.

“Ai e pati ditën e fundit të shkollës si nxënës i klasës së 4-të”, thotë Ardian D, duke shtuar “është e tmerrshme ajo që ndodhi më pas”.

Motra e Eliorit shkon në të njëjtën shkollë me vëllain e saj. Pak para mesditës ajo po ecte më pak se 20 metra pas Elior, i cili thuhet se kishte një skuter me vete, kur ndodhi aksidenti tragjik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.