Kryesore

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, delegacioni i BE në Tiranë: Një gjigant letrar dhe një zë i dashur i Shqipërisë! Ngushëllimet më të thella të dashurve të tij

13:09 - 01.07.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare mëngjesin e sotëm.




Përmes një reagim në “X”, Delegacioni i BE shkruan se zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

“Ngushëllimet tona më të thella për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij. Trashëgimia e Kadaresë do të qëndrojë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë

Lajm i trishtë nga Tirana sot. Ismail Kadare, një gjigant letrar dhe një zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën.

Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe megjithatë dashamirës pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe dijes së Shqipërisë. Ngushëllimet tona më të thella për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij. Trashëgimia e Kadaresë do të qëndrojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.