AKTUALITET

Shpërdoronte detyrën duke favorizuar persona me qëllim që të mos gjobiteshin, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë

15:28 - 01.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria  e Kukësit ka kërkuar pezullimin nga detyra të një punonjësi të policisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.




Punonjësi i policisë me iniciale K.K, duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë, si efektiv i rrugores, favorizonte persona që njeh me qëllim që të mos gjobiten apo të kalojnë pa u kontrolluar nga policia .

Me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata vendosi pezullimin nga detyra, ndërsa vijojnë hetimet edhe për punonjës të tjerë të qarkullimit rrugor.

Njoftimi:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, kërkon masën e sigurisë të ‘Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin K.K., punonjës policie për Veprën Penale ‘Shpërdorim Detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve lidhur me procedimin penal nr.78 të vitit 2024 në bashkëpunim me Agjencinë e Mnikëqyrjes Policore (AMP) nga vëzhgimet ambientale dhe inerceptimet telefonike krijohet dyshimi i arsyseshëm që punonjësi i policisë K. K. duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona që njeh me qëllim që të mos gjobiten apo të kalojnë pa u kontrolluar nga policia.

Me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata vendosi pezullimin nga detyra, ndërsa vijojnë hetimet edhe për punonjës të tjerë të qarkullimit rrugor.
 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.