Uncategorized

Dhunuan të dy me sende të forta 53-vjeçarin, babai arrestohet ndërsa djali i tij shpallet në kërkim! Detaje nga ngjarja

12:34 - 02.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Baba e bir kanë dhunuar me sende të forta një person në Bathore. Raportohet se 53-vjeçari, banues në Tiranë, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.




Ndërkohë pas ngjarjes u arrestua 52 vjeçari me iniciale L. K., dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, 23 vjeçarin me iniciale E. K..

Dyshohet se baba e bir, të dy banues në Bathore, kanë goditur me sende të forta 53-vjeçarin për motive të dobëta.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin L. K., 52 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 23 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bathore, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin F. M., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.