Kronikë

EMRI/ “Ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH.” -Qytetari tentoi t’i jepte fund jetës për shkak se humbi pasurinë nga skandali i mikrokredive, reagon SPAK: Çështja i ka kaluar një Prokurorie të përgjithshme në 2022

20:48 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një qytetar ka konsumuar fototoksinë përpara SPAK-ut pasi ka kërkuar takim me një nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në lidhje me zaptimin e pasurisë së tij për shkak të mikrokredive, të cilat ai pretendon se i ka shlyer të gjitha detyrimet.




Prokuroria e Posaçme ka identifikuar 63 vjeçarin, Pal Trashaj, duke i uruar dhe shërim të shpejtë për aktin e kryer mesditën e sotme (2 korrik).

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK shprehet se Trashaj është paraqitur tek oficeri i operacionit e ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së së kësaj Strukture të Posaçme, për një çështje e cila i është kaluar për kompetencë një prokurorie të përgjithshme që në vitin 2022.

SPAK sqaron se më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije 63 vjeçarin të presë njoftimin e hetuesit së çështjes mbi kërkesën e tij. Teksa punonjësi i Prokurorisë së Posaçme ka kontaktuar hetuesin e çështjes, Trashaj ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.

 

NJOFTIM I SPAK-ut:

Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.  Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.

Pas disa orësh, jashtë ambjenteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj.

Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij.

Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.