Kronikë

Plagosi me thikë të riun në kryeqytet, vihet në pranga autori 46 vjeçar

21:20 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konflikt i rëndë shënohet në kryeqytet mbrëmjen e sotme (2 korrik), teksa një 46 vjeçar ka plagosur me thikë një 26 vjeçar. Autoritetet kanë mundësuar arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.




Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”, rreth orës 20:00.

Në pranga ka përfunduar shtetasi A.J., 46 vjeç, i cili plagosi me mjet prerës 26 vjeçarin A.Z.

I riu ndodhet në spital duke marrë ndihmën e parë mjekësore, e nuk raportohet të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas uniformave blu, konflikti mes dy shtetasve është bërë për motive të dobëta, të cilat nuk janë bërë me dije nga policia.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.