Kryesore

“Sipas Eurostat nga vendi janë larguar 37.8% e shqiptarëve!” – Më 11 korrik mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita, Berisha: Shqipëria në nevojë të mbrohet nga bijtë e bijat e saj!

21:30 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokrate, Sali Berisha, nga dritarja banesës së tij teksa ndodhet nën masën e “arrest në shtëpi” që prej dhjetorit të vitit të kaluar, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e protestës kombëtare të thirrur nga opozitam e e cila do të mbahet më 11 korrik përballë Kryeministrisë, në orën 20:00.




Berisha, përgjatë fjalimit të tij u shpreh se sipas të dhënave të Eurostad, nga vendi ynë janë larguar të paktën 37.8% e popullsisë.

Sipas tij, nëse kësaj vlere i shtohen shqiptarët e larguar për në Lindjen e Mesme, Norvegji, Zvicër, Kanada, Australi e vende të tjera, shifra arrin dhe 40%.

Ish-kryeministri tha se Shqipëria ka nevojë për mbrojtje nga ‘bijtë dhe bijat e saj”, si një mesazh të qartë për bashkim të çdo qytetari në protestën që do të mbahet javën  e ardhshme.

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi, kanë kaluar 34 vjet nga ajo ditë dhe mësimi më i madh prej asaj dite është se para guximit të të rinjve shqiptarë nuk ka mur, nuk ka barrierë, nuk ka forcë në botë që mund të rezistojë.

Ndaj dhe ajo ditë e kryengritjes paqësore të të rinjve të Tiranës, le të jetë një ditë frymëzimi për të rinjtë e sotëm dhe të gjithë shqiptarët, të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi, i cili në mënyrën më të pamëshirë, më antishqiptare po boshatis Shqipërinë.

Po kryen gjenocid me largimin me kushte të llogaritura të shqiptarëve.

Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë të mbrohet nga bijtë dhe bijat e saj.

Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë të kthehet shpresa në tokën e saj.

Miqtë e mi, nga viti 2014 deri në vitin 2022, në 8 vite, sipas Eurostat, statistikave britanike dhe të SHBA, nga Shqipëria janë larguar 37.8 përqind e shqiptarëve.

Në qoftë se i shtojmë kësaj shifre shqiptarët e larguar për në Lindjen e Mesme, Norvegji, Zvicër, Kanada, Australi dhe vende të tjera, ju garantoj se kjo shkon në 40 përqind.

Kjo është boshatisje e tmerrshme e kombit. Ky është shkatërrim me shpejtësi të rrufeshme.

Ndaj o sot o kurrë, t’i dalim zot këtij vendi.

Me 11 korrik, të gjithë në Tiranë, ku jemi e nuk jemi, në betejë me narkoshtetin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.