BLUETOOTH

Zbuloni se si diversiteti ushqimor ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike

21:52 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ende nuk ka asnjë ilaç magjik që eliminon të gjitha sëmundjet, por ka shumë gjëra që mund të bëni për t’i parandaluar apo për të ndihmuar në reduktimin e faktorëve. Dhe kjo fillon që nga mënyra e të ushqyerit!




Ka shumë ushqime që duhet të konsumoni, por ka shumë edhe nga ato të cilave duhet t’i qëndroni sa më larg për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm.

Zakoni më i mirë që ul rrezikun e sëmundjeve kronike

Sa më shumë diversitet të keni në ushqimet që konsumoni, që më të shëndetshëm do të jeni.

Kjo mund të ndihmojë gjithashtu edhe në uljen e rrezikut dhe ashpërsisë së sëmundjeve kronike.

Shumëllojshmëria e ushqimeve dhe grupeve ushqimore në regjimin tuaj, siguron marrjen e konsiderueshme të lëndëve ushqyese thelbësore.

Rezultatet treguan se kjo është e rëndësishme që në fazat e hershme të jetës për rritjen dhe zhvillimin e duhur.

Një regjim ushqimor pa diversitet mund të sjellë pasoja negative në shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin tuaj.

Kjo ndodh me reduktimin e kapaciteteve fizike, duke ulur rezistencën ndaj infeksioneve dhe duke dëmtuar zhvillimin kognitiv, riprodhues e madje edhe aftësitë sociale.

Disa nga sëmundjet kronike që janë të parandalueshme vetëm falë mënyrës së të ushqyerit janë sëmundjet kardiovaskulare, presioni i lartë i gjakut, disa lloje kanceri dhe diabeti i tipit 2.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron që të konsumoni paktën 20 deri në 30 lloje ushqimesh biologjikisht të ndryshme çdo javë.

Si ta kuptoni nëse jeni duke marrë diversitetin e duhur ushqimor?

Ka disa mënyra për të matur diversitetin ushqimor. Një mënyrë më e zakonshme përcaktimi është të regjistroni për 24 orë atë çfarë konsumoni.

Më pas ndajini ato në grupe si më poshtë:

  • Drithërat
  • Perimet
  • Zarzavatet
  • Frutat
  • Mishi
  • Vezët
  • Peshku dhe produktet e tjera të detit
  • Arrorët dhe farat
  • Qumështi dhe produktet e qumështit
  • Vajrat dhe yndyrnat
  • Ëmbëlsirat
  • Erëzat
  • Pijet

Mënyra të tjera përfshijnë, të provoni një recetë të re dhe të konsumoni ushqime natyrale nga të gjitha ngjyrat e ylberit. / AgroWeb.org


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.