Kryesore

Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në SPAK! Zbulohet arsyeja e marrjes në pyetje nga Prokuroria e Posaçme

13:00 - 03.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion. Ai është marrë në pyetje për rreth dy orë e gjysmë.




Gazetarja Klodiana Lala, raporton se SPAK ka regjistruar procedim penal mbi një kallëzim të disa banorëve, përfshirë deputetin demokrat Asllan Dogjani,.

Ky kallëzim është bërë që në vitin 2020, teksa deputeti ka dhënë shpjegime këtë të mërkurë në Prokurorinë Speciale.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se pyetja e tij është bërë pikërisht për çështjen që ka kërkuar interpelancë një javë më parë me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, në lidhje me problemin e disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit, por kërkesë u rrëzua.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.