Kryesore

E nisi Rydigeri që në ndeshjen e hapjes, autogoli bën ligjin në Euro 2024

09:08 - 03.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca mund të konsiderohet ekipi më me fat përsa i takon autogolave, pasi dy fitore në 4 ndeshje kanë ardhur si rrjedhojë e autogolave të shënuar nga ekipet rivale.




Më ikoniku deri në këtë fazë mund të kujtojmë atë të Kalafiorit kundër Spanjës. Në fakt, deri më tani janë raportuar 9 të tillë. Rekordi është 11, i arritur në edicionin e fundit të vitit 2021, por është e lehtë të imagjinohet se turneu i këtij viti mund të marrë përmasa më të mëdha.

Rudiger e ka hapur “festivalin” e autogolave, duke shënuar ndaj Nojerit në ndeshjen kundër Skocisë. Më pas Harnac (Republika Çeke) kundër Portugalisë. Austriaku Vober shënoi në portën e tij, duke lejuar Francën të fitonte.

Gjasula pësoi të njëjtën fat kundër Kroacisë. Kalafiori shkatërroi paraqitjet heroike të Donarumas në duelin e vështirë kundër Spanjës.

Sërish në favor të Portugalisë erdhi autogoli i turkut Akajdin, ndërsa holandezi Malen ndikoi në favor të Austrisë. Spanjolli Le Normand “mashtroi” Gjeorgjinë, në një përpjekje për të parashikuar Kvara.

Autogoli i fundit i përket Francë, në rend kohore ishte Vertongen, pesë minuta nga fundi devijoi një goditje të fortë prej Kolo Muani në portën e tij, që i dha Francës çerekfinalen dhe eliminimin për Belgjikën.

Ndaj jemi në 9, duke marrë parasysh edhe 11 autogolat në 2021, të dhënat që dalin janë se 67% e autogolave në historinë e Kampionateve Europiane kanë ardhur në dy edicionet e fundit. Shifrat nga vitet e kaluara me shumë sulmues të bllokuar dhe skuadra në vështirësi, prandaj shpesh janë gola te kundërshtarëve që zgjidhin problemet.

Është e vështirë t’i japësh një shpjegim kësaj tendence, që është një fakt i qartë. Në vitin 2016 janë shënuar 3 autogola, në vitin 2012 vetëm një. Asnjë në vitin 2008, 2 në atë 2004 dhe vetëm një në vitet 2000 dhe 1996.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.