![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgio Gerapetritis, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij austriak Alexander Schallenberg, ka reaguar mbi lajmin se ditën e nesërme(4 korrik) KQZ-ja do të shqyrtojë mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës. Po kështu ka komentuar dhe CENS 2023, duke e cilësuar si problematike.
Media greke SKAI.gr shkruan se ministri i Jashtëm ka thënë se pret qe Shqipëria të bëjë të dukshëm, pra të respektohet ligji evropian, duke mundësuar kështu marrjen përsipër e detyrave si një eurodeputet i Greqisë.
“Ne presim që Shqipëria të bëjë të dukshmen. Të respektohet Ligji Evropian, i cili i imponon mundësinë anëtarit të zgjedhur të Parlamentit Evropian, të marrë detyrat e tij dhe të marrë pjesë plotësisht”., shprehet Gerapetritis për çështjen Beleri.
Por rezerva pati dhe për regjistrimin e popullsisë në vendin tonë për vitin 2023, duke e cilësuar si problematike dhe serioze, duke vënë dyshime mbi rezultatet e nxjerra.
“Rezultatet e para nxjerrin në pah çështje serioze me procesin e regjistrimit, të cilat vënë në dyshim rezultatet përfundimtare. Anëtaret e minoritetit etnik grek tashmë kanë dëshmuar dhe i janë referuar atyre rezultateve.”, thotë ministri i Jashtëm helen për CENS 2023.